Të shtunën Partia Demokratike ka lajmëruar protestën e radhës, qëllimi i së cilës do të jetë largimi i Edi Ramës dhe largimi i ministrit Xhafaj.
Por në një kohë që opozita do të jetë në protestë, Gramoz Ruçi në orën 16:00, në vijim të aktivitetit të Mëngjesit të Lutjes, do të marrë pjesë në diskutimin mbi Forumin e Sigurisë ku do të jenë të pranishëm Albana Vokshi, Arben Ahmetaj, Arben Cejku, Besnik Mustafaj, Aldo Bumci, Damian Gjiknuri, Namik Dokle, Elona Gjebrea, Kadri Veseli, Talat Xhaferi etj.
Ky forum do të organizohet në vijim të aktivitetit të Mëngjesit të Lutjes.