Ish-portieri i Skënderbeut, Orges Shehi është emëruar zyrtarisht trajner i “Ujqërve të dëborës”.
Njoftimin e ka bërë publik vetë klubi korçar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook.
Ja njoftimi i plotë:
Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Skënderbeut.
Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar ish-kapitenin sot para mediave si trajnerin e ri bardhekuq.
Shehi ka marrë menjëherë drejtimin e skuadrës dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Të Duam Skënderbe!