Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit. Ata kanë tentuar që të heqin shtyllat e ndriçimit në rrugë, ndërsa banorët shprehen të vendosur që kjo nuk do të ndodhë pa miratimin e tyre.
Protestuesit shprehen se Erion Veliaj është një mashtrues që po kërkon të përdorë policët në interes të karriges së tij. Disa nga thirrjet e banorëve janë: ‘Ju lutemi shumë, kemi paguar çdo faturë me OSHEE-në, mos e hiqni kabullin!’
“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai bythëpambuk nuk mund të hyjë këtu. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.
“Ka mbaruar ajo punë, ta marrë vesh Edi Rama dhe Erion Veliaj që nuk do të ndërhyjë këtu pa na vrarë ne më parë”, vijon më tej një tjetër prej banorëve.
Ndërkohë që një prej punonjësve të policisë thotë se ata janë duke kryer detyrën e tyre shtetërore. Fax News raporton se janë kërkuar përforcime nga ana e policisë.