Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka deklaruar se priten arrestime të reja.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” Hodaj është shprehur se ka të tjerë që janë shpallur në kërkim përsa i përket çështjes së mega-operacionit “Vol-vo 4”.
“Kjo është një dosje në hetim dhe sigurisht që priten zhvillime të reja. Priten edhe arrestime të reja edhe pse ngelet për t’u parë në ditët në vazhdim, pasi ka persona të tjerë që janë shpallur në kërkim”, -vazhoi ai më tej.