Dita e enjte do të jetë e nxehtë dhe temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë.
Kështu duhet të keni kujdes në pikun e vapës, në orët e drekës pasi të matura në diell temperaturat shkojnë edhe dy-tre gradë më shumë.
Ndërkohë që sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak shpjegojnë se në ditët në vijim do të kemi sërish rritje të temperaturave.