Dita e diel, 6 janar 2019: moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe jug të vendit.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -8/2°C
Zonat e ulëta -2/10°C
Zonat bregdetare 2/11°C