Shuma e grabitur këtë të premte nga makina që po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave në Durrës, është 7.5 milionë lekë të reja.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orat e para të pasdites në Shkozë dhe paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë kryer grabitjen. Autorët e dyshuar ishin në një makinë benz, kur kanë ndaluar makinën që po transportonte paratë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e atorëve që dyshohet se janë larguar sëbashku me sasinë e parave në drejtim të Shijakut./vizionplus/