Ndarja e futbollistit të njohur shqiptar Blerim Xhemaili me bashkëshorten e tij Erjona Sulejmani pak kohë më parë bëri bujë në mediat rozë dhe u komentua shumë.
Ajo që habiti edhe më shumë ishte deklarata e bukuroshes shkodrane, e cila pas divorcit tha se futbollistë nuk janë të mirë në shtrat dhe çdo grua futbollisti është e pakënaqur.
Por së fundmi gazetarët italianë kanë zbuluar se Erjona Sulejmani ka nisur një lidhje të re. Gjatë emisionit sportiv italian ‘Tiki-Taka’, gazetarët kanë zbuluar se ajo ka nisur një marrëdhënie me basketbollistin 26 vjeçar, Alessandro Gentile.
Detaje mbi lidhjen e re të Erjonës do të zbulohen në ditët në vijim, ndërsa nuk ka konfirmim ende nga te dy për këtë marrëdhënie.