Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën aktuale politike në vend.
Ne nje interviste per “Abc News”, Patozi e ka cilësuar turp të Republikës dhe rënie të shtetit përplasjen Rama- Meta.
“Përplasja Rama -Meta për mosdekretimin e Lleshit është anormale. E shëmtuar që njëra palë pranon Ramën dhe tjetra Metën. Në ka një moment kur çdo njeri duhet të largohet nga Rama e Meta është ky. Është turpi i Republikës. Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, por nuk ka kushtetutë fare”.-tha Patozi.