Një denoncim tjetër ka ardhur pas rastit të djeshëm të denoncuar nga Partia Demokratike që sipas qeveria i ka dhënë tendera publikë kompanisë “Inerte Expres”, e cila zotërohet nga biznesmeni Mondi Bega i dënuar në Itali për trafik droge.
Këtë herë deputeti i PD Gent Strazimiri denoncon një rast tjetër që është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan.
Sipas tij, kompania e mikut të Taluant Ballës ka përfituar 10 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.
“Shqipëria mbetet parajsë e krimit të organizuar. Tenderi për mikun e Ballës, vetëm një rast. Balla hesht.
Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës Elbasan. PD ka vërtetuar se kompania “Inerte Expres” e Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2018 e deri më sot nga taksapaguesit shqiptarë”,- tha Strazimiri.