Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit ku i plagosur ka mbetur një fëmijë 4-vjeçar.
Incidenti u shkaktua nga një 23-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip Opel tek fusha e sportit.
“Në qytetin e Librazhdit, tek fusha e sportit , mjeti tip “Opel” me targa AA 357 GZ, me drejtues shtetasin D.B., 23 vjeç ,ka aksidentuar një fëmijë, D.O, 4 vjeç, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve,” shkruan policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.