Mbledhjet e sotme të komisioneve të Kuvendit u shoqëruan nga debate dhe replika të forta mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës.
Mbledhja e Komisionit të Integrimit nuk ka kaluar pa përplasje midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë kohës që në komision po raportonte zv/kryeministri Senida Mesi, ka patur një debat midis socialistit Sadri Abazi dhe demokrates Grida Duma, raporton ‘Panorama’. Fillimisht ka qenë Abazi që i është drejtuar me arrogancë Dumës dhe më pas kanë vijuar replikat.
DEBATI
Duma flet me Pollon dhe Çuçin…
Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do të dëgjojmë ty…
Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet….
Abazi: Kujdes unë…
Duma: Rri urtë, ule zërin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash…
Pollo: Kokën mbaje lart, por gojën mbyllur…..
Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj…
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon… Se s’komunikon me mua…
Duma: Kujdes kur flet…
Edhe seanca dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj është shoqëruar me debate dhe përplasje mes tij dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.
DEBATI
Ahmetaj: Skema e TVSH nuk e ul fitimin e biznesit, çmimi te konsumatori nuk ndryshon. Pra, TVSH nuk është një taksë e re.
Shehaj: Pas deklarimit ka pagesë…
Ahmetaj: Mos bërtit…
Shehaj: Leri mashtrimet…
Ahmetaj: Ca ke që bërtet…
Shehaj: E dimë se si keni bërë biznes. Mjaft mashtrove.
Ahmetaj: Merre me qetësi se dashuria iku, ja ku e ke shishen se meme e ke nesër. Është paguar që nga viti 1996.
Shehaj: Do mbeteni në histori zoti ministër.
Shehaj: Keni bërë analizë mbi kostot shtesë te biznet e vogla, apo jo?
Ahmetaj: S’ka kosto shtesë. Deklarimet çdo tre muaj, asnjë kosto administrative për biznesin e vogël. Pra, nuk ka rritje çmimesh, se e ka 20% që nga ‘96.