Një avion ushtarak ka surprizuar jo pak njerëz teksa ka fluturuar shumë pranë kokave të njerëzve.
Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë kur një avion ushtarak Su-24M shfaqet krejt papritur duke flutuar mbi kokën e një qytetari, ndërkohë që një tjetër zë veshët për shkak të zhurmës së madhe që ai shkakton.
Disa aeroplanë të tjerë gjithashtu mund të shihen në anën e majtë të videos. Baza ajrore ka mbi 35 avionë të mëdhenj dhe rreth 30 të tjerë ushtarakë më të vegjël.
Su-24M është një aeroplan dy-vendësh me dy motorë që është projektuar për të kryer misione në kuotë të ulët.
Ky avion u zhvillua në Bashkimin Sovjetik.