Inxhinieri dhe tekniku i minierës në Martanesh të Bulqizës janë arrestuar për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë plagosjen e një minatori.
48 vjeçari B.P. (vagonist në minierë), mori dëmtime në kokë ditën e enjte, gjatë punës në galerinë 10 të minierës në pronësi të “Kaprolla”sh.p.k.
Ai po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, në Tiranë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë 61-vjeçarin Jakup Gurra, me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere dhe 57-vjeçarin Nerim Livani, me detyrë teknik miniere. Të dy të arrestuarit janë me banim në Tiranë.