Një gafë nga patrulla e komisariatit nr. 4 në Tiranë ka bërë që dy qytetarë të humbasin dokumentat e tyre të makinës tek njëri-tjetri.
Pra, policia ka ndaluar njëkohësisht një femër dhe një mashkull, por kur u ka kthyer lejet e qarkullimit ua ka ngatërruar me njëri-tjetrin.
Vajza që ka humbur lejen e qarkullimit ka shkruar për JOQ.al:
“Përshëndetje JOQ! Kam nevojë të gjej këtë qytetar të cilit ia kam dokumentat dhe ai ka të miat, sepse pasi na ka ndaluar patrulla e komisariatit 4 më ka ngatërruar lejen e qarkullimit me të. Ai quhet Jorgo Besim Sharka dhe i lutem t’më kontaktojë në numrin e cel: 0685928222 që t’i kthej dhe t’më kthejë lejen e qarkullimit”, shkruan vajza.
Policia më ka ndaluar me datë 25 prill tek zona e quajtur “kafja e Rremës” dhe tani s’më jep asnjë lloj informacioni, thjesht më thotë prit sa të ankohet personi tjetër, por më duhet leja e qarkullimit çdo ditë.”
Shpresojmë që Besimi të shohë lajmin dhe të ndihmojë vajzën dhe veten njëkohësisht dhe që të tilla gafa të mos përsëriten më nga forcat blu, sepse realisht është e turpshme.