Policia britanike publikoi një foto krejtësisht të pafajshme në pamje të parë. Në foto duket një grua që po pastron xhamat e dritareve.
Por çfarë nuk shkon me këtë foto?
Policia ka bërë një paralajmërim të tillë: “A keni parë dikë që është gjithmonë brenda duke pastruar shtëpinë? Që nuk del kurrë jashtë shtëpisë?”
“Ky mund të jetë tregues i robërisë së brendshme. Shumë viktima nuk e dinë se po shfrytëzohen ndaj tij mund të bëhesh zëri që i ndihmon”.
Robëria e brendshme është një formë e skllavërisë moderne. Ajo përfshin izolimin, abuzimin dhe kushtet e këqija të jetesës për viktimat.
Policia britanike thotë se është shtuar ndjeshëm numri i raportimeve për skllavëri moderne.
Para pak ditësh u raportua për një çift të pasur dhe të shkolluar që mbanin si skllav pune një polak në kushte çnjerëzore.