Në “Luzhniki Stadium” të Moskës po luhet sfida e vlefshme për Grupin B të Botërorit ndërmjet Portugalisë dhe Marokut.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 për portugezët.
Që në minutën e 4-t, pas një krosi të Moutinhos nga goditja e këndit, Cristiano Ronaldo shënon me kokë, duke kaluar Portugalinë në avantazh.
Ky ishte goli i vetëm në këtë pjesë loje, teksa në foton e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.