Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Katund i Ri’, ndërsa tre personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane.
Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.K, person me precedentë penalë. Dy të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.
Vijon…