Gjatë darkës zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti Meta, ngriti disa dolli për Princin e Monakos.
Mesohet se Meta ngriti tre dolli për nder të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Albert II dhe miqësisë mes vendeve tona.
“Unë vij nga një qytet i jugut të Shqipërisë, që quhet Skrapar, i famshëm për rafting dhe kanionet e mrekullueshme, ku dollia është një institucion dhe njerëzit e përdorin atë për të treguar respekt dhe për të nderuar miqtë. Për këtë arsye, e shfrytëzoj këtë rast për të ngritur disa dolli këtë mbrëmje.
Dollia e parë është për Lartësinë Tuaj dhe delegacionin Tuaj. Ju na nderoni shumë me vizitën tuaj në Shqipëri.
Dollinë e dytë e ngre për vendin Tuaj dhe i uroj Monakos dhe popullit monegask sa më shumë progres e prosperitet nën udhëheqjen Tuaj.
Të tretën, ia kushtoj miqësisë mes dy vendeve tona, për të cilat jam i sigurt se pas kësaj vizite do të forcohen dhe intensifikohen më tej. Dhe së fundmi, ngre një dolli për Ju, për Princeshën Charlene dhe për fëmijët tuaj binjakë, Princesha Gabriella dhe Princi Trashëgimtar Jacque. Ju uroj të gjithëve një jetë të gjatë dhe të lumtur. Gëzuar!”, ka thënë Meta.
Hajt mo, dy dollite e para si rrot qe je po t’i pranojme, por dolline e trete mbaje per vete o kokekatrori i Skraparit, cafre miqesie dhe kur e kemi pasur me popullin e kazinove te Monakos, pale kur thua monegask te vjen per te qeshur.