Presidenti Hashim Thaçi gjatë një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ deklaroi se Kosova është drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë. Kreu i shtetit kosovar theksoi se kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse.
Mes të tjerash ai bëri të ditur se procesi do të jetë transparent, ndërsa foli edhe për takim mes ekipeve negociatore.
“Jemi drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë do jetë gjithë-përfshirëse, ndaj nuk duhet ta humbim. Procesi transparent, do takohen ekipet negociatore. Njohje reciproke Kosovë-Serbi si dy vende të pavarura”, tha Thaçi.
Kujtojmë se mes dy vendeve këto ditët e fundit ka pasur tensione, për shkak të votës kundër që dha Serbia për mospranimin e Kosovës në Interpol. Kjo solli edhe vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë./BalkanWeb/