Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i mbështetur edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama kanë prezantuar sot projektin e ri të Piramidës.
“Ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale”,- tha kryebashkiaku Veliaj.
“Piramida aktuale është e mbyllur dhe kjo ndodh për shkak të xhamit reflektues të errët.
Ideja e parë është të hapim piramidën duke përdorur xhama transparentë. Gjithashtu duhen hapur xhamat dhe dyert që gjithkush të futet.
Duam gjithashtu të vendosim gjelbërim në majë të saj”,- tha një prej arkitektëve të projektit.