Nga Ervis Iljazaj
Herët apo vonë fryma e revoltës qytetare ndaj sistemit politik aktual apo kapitalizmit do të vinte edhe në Shqipëri. Sepse, kjo është fryma e kohës që po jetojmë.
Kudo, në Shqipëri edhe përtej saj, ka një frymë revoltuese që vijnë sidomos nga shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë si pasojë e pakënaqësisë ndaj sistemit politik aktual dhe pabarazisë ekonomike gjithmonë e në rritje.
Dhe, në këtë mënyrë, sulmi ndaj kapitalizmit dhe demokracisë liberale ka marrë dhenë. Është kthyer në një fenomen politik dhe madje shumë joshës për sa i përket konsensusit elektoral, pikërisht fryma që sulmon kapitalizmin, të pasurit, apo ashtu sikurse i quajnë këto lëvizje “oligarkët”. Ka pra si të thuash, një lëvizje popullore e cila po kthehet në shumë vende në lëvizje politike, që po fiton kapital politik si alternativë ndaj kapitalizmit apo liberalizmit në përgjithësi.
Dhe kjo frymë, po përcillet si e tillë jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë shoqëror dhe opinion publik me anë të propozimeve që kanë si fokus solidaritetit apo humanizmin e politikave publike, duke krijuar kështu një sistem vlerash të reja që dënojnë sistemin kapitalist apo liberalizmin, që shihen si sisteme johumane, të egra apo që kanë krijuar pabarazi të mëdha shoqërore.
Edhe në Shqipëri ka një frymë të tillë publike gjithmonë e në rritje. Mirëpo pikërisht ky është problemi. Sepse, si alternativë ndaj kapitalizmit dhe defekteve të tij, po paraqitet socializmi apo kthimi mbrapa në një mënyrë qeverisjeje të bazuar te humanizmi, në disa raste shkon deri edhe në atë që mund të konsiderohet pa frikë politikat e “karitasit”. Të cilat, mund të kurojnë problemet për një kohë të shkurtër, por që në afatgjatë janë provuar historikisht që nuk arrijnë të prodhojnë asnjëherë zhvillim dhe mirëqenie.
Në këtë kuptim, propozimet antikapitaliste janë shumë herë më të dëmshme për shoqërinë shqiptare se sa defektet që mund të shfaqë kapitalizmi si sistem ekonomik dhe prodhues.
Prandaj, debatet duhet të fokusohen se si të menaxhojmë apo korrigjojmë defektet e sistemit kapitalist, në mënyrë që ai të jetë më i përgjegjshëm dhe funksional, dhe jo të mbështesim alternativën e tij socialiste, që rrezikshëm po merr terren edhe në shoqërinë shqiptare.
Sepse, me gjithë defektet që mund të ketë kapitalizmi në Shqipëri, është e padiskutueshme që është i vetmi sistem që ka prodhuar mirëqenie në këto 30 vite, dhe që është alternativa për mirëqenien e të ardhmes shqiptare.
Mirëpo, rreziku që ndaj tij të marrë përparësi një frymë hipokrite e humanizmit fals apo e solidaritetit të momentit, që mund të duket si një zgjidhje aktualisht, por që dëmton seriozisht instalimin e një sistemi ekonomik kapitalist që është i vetmi që mund të prodhojë pasuri, dhe më pas mund të debatohet se si të shpërndahet ajo.
Dhe në të gjithë këtë revoltë shoqërore, padyshim që ata që duan ta përdorin politikisht, gjejnë një terren të përshtatshëm për t’iu ofruar njerëzve lumturinë e përjetshme të barazisë, mirëqenies apo humanizmit nëpërmjet një retorike që është totalisht një utopi dhe një gënjeshtër e madhe.
Madje, shkojnë edhe përtej kësaj. Lëvizje të tilla janë duke iu ofruar njerëzve lumturinë e demokracisë direkte, ku populli të marrë në dorë fatin e vetë. Një gjë e cila është totalisht e pamundur në një shoqëri të masave të mëdha dhe komplekse. Duke e konsideruar shoqërinë si një trup organik të vetëm dhe të ngjashëm. Ndërkohë që, shoqëria përbëhet nga interesa, kultura dhe bindje të ndryshme. Të cilat, mund të qeverisen vetëm nëpërmjet negocimit dhe përfaqësimit politik. Tjetër diskutim është çështja se demokracia direkte është sot në krizë për faktin se politika është larguar nga problemet e qytetarëve dhe ka krijuar një kastë më vete. Por, gënjeshtra më e madhe edhe në këtë rast, është se dhe defekteve të demokracisë përfaqësuese, si alternativë janë duke u propozuar utopinë e demokracisë direkte.
Prandaj, si propozimet antikapitaliste dhe ajo e demokracisë direkte, nuk janë gjë tjetër veçse utopi dhe iu shërbejnë vetëm atyre që kanë tendenca autoritariste, të cilët gjejnë terren pikërisht në këto alternativa.
Nuk duhet ngaterohet socializmi me formen e tij totalitare qe u konkretizua ne Shqiperi. Socializmi ndertohet ne shume forma. Po keshtu dhe kapitalizmi. Po forma e tij sot si Globalizem , teper e rende, icili fuksionon vetem per nje pakice , eshte me totalitare se ekonomia e centralizuar. Kapitalizmi i sotem fuksionon me dy lloj bankash ,ato normlet qe kane kohe qe kane falimentuar dhe oazet fiskale qe po triumfojne. Askerkush nuk pyet per zerat ne financat qe Glabalizmi i ka mohuar. Per pasoj njerez qe punojne edhe dy pune ne dite nuk jane ne gjendje te jetojne . Pra duke punuar e pamundur. Nuk mundet te folet per difekte. Por per nje metodologji arbitrare ,ku ne emer te Globalizmit spekullohet dhe ne emer te ekonomise se lire justifikohet dhuna policore. Por ekonomia ka ligje si shkence dhe veshtire te mbahet akoma ky kapitalizem sot . Kriza shume shpejte do bej ndryshimin. Ekonomia iformale , malli iformal dhe kembimi iformal po perjeton fundin , duke perjashtuar ekonomine Gjermane. Paraja qe eshte simbol ne flamurin e sistemi kazhino sot, shume shpejte do te hiqet per tu zhevendesuar me karten teknollogjike. Paraja ka kohe qe nuk eshte nje mjete i afte te realizoi kembimin, duke rritur iformalitetin dhe korrupsipnin deri ne kriminalitet.