Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku kasqatuar vendimin që është marrë nga qeveria. Nikolla shtoi se tarifat i vendos vetë universiteti dhe jo ministria, duke theksuar edhe një herë deklaratat e bëra më herët.
“Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura”,- tha Nikolla.
Protesta e studentëve, Nikolla mbledhje urgjente me dekanët dhe rektorët
Ministria e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla ka thirrur sot në një mbledhje urgjentë drejtuesit e Fakulteteve në Tiranë.
Kjo mbledhje ka ardhur pas protestave të shumta që po zhvillojnë studentët , të cilët kërkojnë anulimin e VKM-së për tarifimin e kredivete për provimet e vjeshtës.
Sipas informacioneve mësohet se në axhendën e këtij takimi është diskutimi për plotësimin e kësaj kërkese nga studentët. Më herët Këshillat Studentorë, janë shprehur se kjo është një kërkesë e panegociueshme nga ana e tyre dhe nuk tërhiqen deri në anulimin e VKM-së.
Po ashtë përgjatë dy ditë ve të fundit. Mësimi është bojkotuar pothuajse në të gjitha fakultete.