Banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve në aksin nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.
Banorët thonë se para 5 ditësh janë bërë disa piketime nga ana e Autoritetit Shqiptar të Rrugëve. Ky segment është pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.
Gati një orë zgjati protesta e radhës së këtyre banorëve, ndërkohë që me ndërhyrjen e policisë trafiku ju rikthye normalitetit.
Ndërkohë kosto e ndërtimit të kësaj unaze do të jetë mbi 210 milionë euro dhe që sipas Drejtorit të përgjithshëm të rrugëve, projekti përfshin ndërtimin e të gjithë Unazës së Madhe të Tiranës edhe rehabilitin e plotë të segmentit të parë të hapur sheshi shqiponja pallati me shigjeta. Punimet do të zgjasin 2 vjet, ndërsa sfidë do të jetë menaxhimi i trafikut.
Po si ta zgjidhim ore popull,,, ta bejme bathore gjitheandej,,,dhe te vime verdalle neper rrethrotullime dhe rruge ,,, te nisemi ne mengjes nga shtepia dhe te mberrijme ne darke,,,,,
besoj se kete doni,,, apo cthem edhe une,, ju as dini se cfaare doni dhe cfare sdoni,,,