Rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore atë të Matematikës.
Por teza e Maturës më herët është shpërndarë në rrjetet sociale sesa ka përfunduar në duart e maturantëve.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka publikuar në Facebook tezën e provimit ku shkruan se ministria më mirë të heshtë e të fillojë të bëjë punë e jo propagandë boshe.
Postimi i Boçit
Ja dhe testi i matematikës sot!
Të presim cfarë do na thotë Ministrja.
Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe.