E ka filmuar vetë marrjen në pyetje nga policia, e cila e kishte akuzuar për një vjedhje.
Ardian Kallami, 47 vjeç nga fshati Barbullush i Shkodrës ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për një vjedhje.
Por mësohet se ai ka regjistruar me telefon procedurën e marrjes në pyetje.
“BalkanWeb” raporton se videoja që mësohet se zgjat rreth 17 minuta është sekuestruar nga Prokuroria.
Në bisede e sipër, viktima i thotë një efektivi: “pse më rrihni se nuk jam unë autori i vjedhjes”.
Nisur edhe nga akuzat e familjarëve Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për dy efektivët e policisë që kanë marrë në pyetje viktimën. Mësohet se 47-vjeçari kishte humbur gruan 6 muaj më parë për shkak të një sëmundje.