Nga Kastriot Dervishi
Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha kanë qenë drejtuesit e vërtetë të Partisë Komuniste Shqiptare në vitet 1941-1944. Çdo veprim i kësaj partie, ka pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tyre, të cilët ishin në të vërtetë pa ndonjë formim të spikatur e krejt mediokër. Më së shumti Miladini u mor me anën politike, ndërsa Dushani me anën ushtarake. Pavarësisht se formuan PKSH-në ata qëndruan në Shqipëri për 3 vjet. Dushani u largua në maj, ndërsa Miladini në shtator 1944. Vendin e tyre e zuri Velimir Stojniçi, i cili ishte nivel më i lartë. Ai përgatiti komunistët drejt pushtetit, pasi si klasë amatore në punët e partisë e të shtetit, ata as kishin haber nga organizimi. Gjithsesi, në këtë postim do ndalem te largimi i Miladinit. Më 23.9.1944 Enver Hoxha i shkruan një letër mirënjohje Titos. Data e letrës është mësuar e saktë në Arkivin e Titos në Beograd, pasi në Arkivin e PPSH-së (bashkëlidhur) ajo është pa datë. Lexoni këtë letër e kuptoni kush ka punuar e “luftuar” në Shqipëri.
Letra
Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, shokut Josip Broz Tito
Të dashur shokë,
Përfitojmë nga rasti i kthimit pranë jush të shokut Miladin për t’u shfaqur mirënjohjen tonë të madhe karshi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë dhe udhëheqësit të saj të madh Tito.
Për partinë tonë të re, udhëzimet dhe këshillat e shokut Tito, të cilat s’na kanë munguar kurrë me gjithë pengesat e mëdha teknike që hasnim nga shkaku u luftës, kanë qenë një nga faktorët kryesorë që partia jonë u themelua, u rrit, u forcua dhe u bë udhëheqësja e vetme dhe e papërkulshme e popullit shqiptar dhe e luftës së tij nacionalçlirimtare kundër fashizmit dhe tradhtarëve të vendit tonë.
Këshillimet tuaja dhe veçanërisht ato të shokut Tito, vija e ndritur e Partisë Komuniste Jugosllave dhe eksperienca e saj e ndritur, na kanë shërbyer si një pishtar dhe një mbështetje e paçmuar në rrugën tonë të rëndë.
Në këtë luftë të përbashkët të udhëhequr nga dy partitë motra, janë hedhur themelet e patundura të një vëllazërimi të plotë dhe të sinqertë në mes të popujve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe Partia jonë që udhëheq luftën e popullit shqiptar, ndjehet veçanërisht e fortë, pse ka përbri partinë motër të Jugosllavisë dhe udhëheqësin e saj të madh Tito, i cili drejton me aq siguri dhe brio luftën e heroike të popujve të Jugosllavisë.
Ndihma e çmueshme e juaja që s’na është kursyer kurrë edhe në momentet më të vështira të luftës, ne kemi bindjen se nuk do të na mungojë edhe pas kësaj.
Ne do të vëmë gjithë forcat tona që partia jonë të jetë kurdoherë në ballë të luftës dhe në ballë të popullit dhe të udhëheqë këtë drejt fitorjes së plotë ashtu si na mëson mësuesi jonë i dashur dhe i ndritur shoku Stalin.
Të ishim ingratë, sikur të mos shënonim këtu mirënjohjen e thellë që ndjen gjithë partia jonë karshi dy shokëve jugosllavë, Miladin dhe Dushan, të cilët që në ditët e para të partisë sonë dhe deri tash, dhanë pa kursyer gjithë ndihmën e tyre, gjithë eksperiencën e tyre për forcimin e partisë sonë. Ata kanë qenë në ballin e luftës, pa kursyer as jetën e tyre si komunistë të vërtetë. Komiteti Qendror joni, i falënderon posaçërisht këta dy shokë të palodhur që aq shumë e kanë ndihmuar partinë tonë.
Ju përshëndesim sinqerisht
Në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare,
Enver Hoxha /55news.al/
Sa per kujtese.! Ne vitin 1944 marrëdhëniet Jugosllavi-Shqiperi kane qene maredhenie mjaft te mira. Ne ate kohe populli shqiptar kishte respekt per tre udhëheqësit e asaj periudhe. Kjo sepse ishin te bashkuar ne lufte kunder nazifashizmit. Kujtoj ketu se thirrjet per miqesine mes popujve Jugosllave, sovietike dhe shqiptare ishin: Enver-Tito-Stalin.etj. prandaj nuk mendoj se kjo leter perfaqëson tradhëti ndaj atdheut. Gjithçka duhet interpretuar me kohën kur ndodhin ngjarjet, rrethanat dhe interesat reciproke.
Komenti qe po bej nuk ka lidhje me autorin dhe as me mbeshtetjen e atyre veprimeve, por vetem dua te sqaroj se historia ka si qellim vertetesine e ngjarjeve dhe si e tille ajo duhet shkruar dhe kuptuar brenda rrethanave kohore dhe interesave perkatese. Ndryshe arrihen ne cektesi dhe i jepet rendesi mellefeve. Ai dhe nje pjese e kohes qe udhehoqi ka gjera te tjera mjaft te gabuara qe jane bere dhe qe duhen nxjerre ne pah.
Respekte per seriozitetin qe kerkon historia e shkruar.
Drinzi Bardhi
Nji koment i persosun nga z.Drinzi Bardhi.
Letra derguar Titos kuptohet lehte, asht e shkruar ne dialektin gege.
Deri ne vitin 1948 kudo ndjehesh afrimiteti me udhehqesin jugosllav Tito.Kete e mbaj mend kur ne kopeshtin me dreke para se te fillonim ngarnjen e ushqimit.Mesuesja mbasi foli mbi aktualitetin e kohes.Nxori nji femi nga te kopeshtit e ngriten nalt per te shkye,hequr foton e Titos nga faqja e murit.E vetmja foto ne ate faqe murit.Pra nuk kishim asfare foton e Enverit.Te gjithe ne femijet rrahme shqelmat per dysheme.Femia ishte shoke me ne dhe kena vashdue shoqerin deri ne moshe te rritun te shkollese mesme.Emni isht N.Peja.Nji femi i mrekullushem e keshtu ka vashdue gjithe jeten i dashur me shoqerin ne cdo kohe.