Tashmë që është emëruar ambasadori i ri amerikan në Shqipëri dhe Donald Lu do të largohet, është koha për të bërë një bilanc të misionit të këtij të fundit në vendin tonë.
Kështu shkruan Ervis Iljazaj, drejtor i gazetës Mapo, në editorialin e ditës.
“Përtej çdo debati dhe këndvështrimi, Ambasadori Donald Lu, është ambasadori që ka bërë më shumë se kushdo për drejtësinë shqiptare. Por, puna e tij mbeti ende e pambaruar. “Peshqit e mëdhenj” ngelën të qetë në oqeanin e tyre të pushtetit. Lufta ndaj korrupsionit u zhvillua në nivele të ulëta, apo shumë nga nismat e ndërmarra me insistimin e tij nuk shkuan deri në fund. Megjithatë, puna e nisur nga Donald Lu, dhe ajo që ai la pas për drejtësinë shqiptare, është patjetër për t’u përshëndetur,” thekson Iljazaj.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë:
http://www.mapo.al/faleminderit-donald-por-eshte-nje-pune-e-pambaruar/