Kjo video tronditëse tregon një qen të lidhur me zinxhirë dhe të varur në anën e një muri. Videoja është filmuar në Filipine dhe tregon qenin të lënë nën diellin flakërues.
Një fqinj e filmoi klipin duke treguar qenin e lidhur, duke mos pasur mundësi për t’u ulur jashtë shtëpisë së pronarit të saj në Lucena në provincën e Kalabarzonit.
Në vend të kësaj, qeni shihet duke “qarë”, i detyruar të durojë diellin e nxehtë të mesditës.
Një grua e tronditur shihet me sa duket duke u përpjekur të lajmërojë pronarin ndaj situatës së tmerrshme të qenit, por duket se pronari nuk është i shqetësuar.
Nemie Zaballero Caruruca, e cila filmoi klipin nga çatia, tha se kishte provuar ta çlironte vetë qenin, por e kishte pasur të pamundur.