“Asnjë surprizë. Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojën e vet, por jo punët e vendit. Socialistët te rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Braçe vetë u bë rilindas.
Kriza do të jetë edhe më e thellë, përveçse ekonomike tashmë edhe politike”.
Kështu shkruan Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, që u bë ndër të parët që komentoi ndryshimet në qeveri.
Ndërkohë rrjeti ka shpërthyer me meme.
“Rama i ka vënë me qëllim këta ministrat e rinj që nuk i njeh askush. Që mos ta dimë se kush po na vjedh.
Me Erion Braçen zv/kryeministër, qeveria u ngrit në lartësinë e duhur,” shkruan ‘njeriu i memeve’, Genc Sejko.
“Më pyet një mik nga Amerika si jeni me qeverinë. Mirë fare, i thashë, kemi 1 kryeministër e gjysmë,” shkruan Rudi Erebara.