Qeveria e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat.
Mbrëmjen e sotme ai arriti që të kalonte provën me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.
Giuseppe Conte në fjalën e tij të parë në Senat pas votëbesimit u shpreh se ‘dalja nga euro nuk është aspak në diskutim’, por shtoi se ‘nuk do të heqim dorë nga rishqyrtimi i politikave ekonomike’.