32 autoambulanca të reja i janë shtuar flotës së urgjencave në Qendrat Spitalore Universitare. I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të flotës, kryeministri Edi Rama se synimi i qeverisë ka qenë reformimi i urgjencave dhe ky sektor tashmë është përballë ndryshimeve të mëdha. Sfidë mbetet, tha Rama, që urgjenca t’i përgjigjet në kohë reale çdo qytetari në nevojë. Duke iu referuar statistikave, Rama tha se nga nëntori i vitit 2015 dhënia e ndihmës së parë përmes Urgjencës ka shpëtuar 3 mijë jetë njerëzore.
Duke u ndalur te largimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, Rama solli shembullin sesi drejtuesi i urgjencës është kthyer nga jashtë vendit dhe po udhëheq, sipas tij, transformimin e këtij reparti në sistemin shëndetësor. Ndërsa shtoi se pas janarit do punësohen 300 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor, duke theksuar se ata që do zgjedhin të punojnë jashtë zonave të tyre të banimit, do përfitojnë edhe bonusin prej 2 mijë dollarësh. Thirrja e Ramës ishte pikërisht për mjekët që duan të largohen në drejtim të Gjermanisë.
“Kemi ata që derdhin lot krokodili se po na largohen mjekë dhe infermierë. Por urgjenca sot drejtohet pikërisht nga një mjek i kthyer nga jashtë për të reformuar këtë sistem dhe që është protagonisti kryesor i këtij transformimi“, tha Rama. “Janë 4 mijë infermierë që duan të hyjnë në sistem dhe janë në Shqipëri, jo në Gjermani, janë në portal, por ndryshe nga sa ka ndodhur për 25 vjet, nuk hyn më në punë përmes partisë e parasë, por përmes pikëve të fituara në testimin kombëtar të infermierëve. Pas janarit do kemi 300 mjekë të rinj specialistë të cilët po ashtu në bazë të meritës dhe rezultateve do të mund të zgjedhin se ku dhe nëse duan të kontribuojnë. Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani. Aq marrin të gjithë mjekët që shkojnë jashtë Tiranës për të shërbyer si specialistë. Marrin rrogën si mjekë dhe marrin mbi rrogën 2 mijë deri në 2500 dollarë në muaj. Taksat këtu janë 5-fish më të ulëta se në Gjermani dhe këtu llogaritë iu dalin më mirë”.
Sa i takon repartit të Urgjencës, Rama tha se do vijojnë reformimi i këtij sistemi për të dhënë shërbimin te pacienti në kohë reale.
“E ardhmja është ende larg për një Urgjencë Kombëtare Mjekësore që t’i përgjigjet në kohë reale çdo familje dhe çdo njeriu në nevojë në vend. Por sot ka një të dhënë domethënëse që është thelbi i asaj që nisëm…për të kërkuar urgjencën nuk ka më nevojë për të kaluar nga spitali dhe të presësh në pafundësi që spitali të çojë fjalën te urgjenca dhe urgjenca të vijë te ti. Sot urgjenca është e lidhur direkt me çdo qytetar shqiptar. Sot është një shërbim që garanton padiskutim asistencën bazë në të gjithë territorin”.
“Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, por dhe do të paguajmë dhe 1 200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë.Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare”, shtoi ndër të tjera në fjalën e tij Rama.
O kryemashtrues,ne Gjermani mjeku specialist ne nje spital province me 100 mije banore,sapo fillon pune merr minimumi 5000-6000 euro neto si rroge baze(pasi i zbriten taksat),plus merr bonuse shtese per oraret e zgjatura dhe punet extra qe ben.Ti i jep mjekut specialist ne QSUT,qe eshte spitali universitar me i mire i vendit dhe perballet me rastet me te veshtira nga e gjithe Shqiperia,vetem 400-450 euro ne muaj.Pasi gjithe te shkolluarit kane ikur dhe po ikin nga Shqiperia prej qeverisjes tende monstruoze,te ka ngelur vetem propaganda per ti bere lavazh total truri mjeraneve qe shpresuan tek ti.Duket se ke mesuar nga Hitleri qe thoshte se nese perserit shpesh nje genjeshter te madhe,njerezit do e besojne se eshte e vertete.
Jete te gjate sulltan Edit qe para zgjedhjeve do te na i rrite rrogat, ne mjekeve sa per te blere 3-4 kg mish dhe infermjereve sa per 2-3 kg djathe me shume! Po jo vetem kaq, ju mjeke te rinj shkoni me vrap te punoni kardiologe,kirurge,gjinekologe ne Puke,Erseke,Skrapar dhe Burrel se i merrni rehat cdo muaj nga 2500 euro pa lodhur fare! Mjafton qe ata pese njerez qe kane mbetur atje ti japin voten sulltanit i cili jua solli doktorin ne fshat si ne kohen e xhaxhit, sepse atje as intervente,as operacione dhe as lindje nuk do mund te behen. Merrni ato 2500 eurot qyl,mbushni nga nje rekomandim me firma e vula per ne QSUT per cdo urgjence qe ju vjen,hipini ne ambulance karrocat e rretheve dhe bjerini ne Tirane qe ti operojne dhe sherojne koleget tuaj me eksperience por budallenj, te cilet marrin plot 500 mije lek te vjetra ne muaj,se helbete,nuk lodhen shume pasi punojne afer shtepise!
Nje kryeminister si Edi Rama Shqiperia dhe bota as e kane pasur dhe as nuk do ta kene ndonjehere.Dhe a e dini perse?
Sepse nuk ka ndodhur kurre ndonjehere me pare ne nje demokraci qe kur kryeministri te urrehet masivisht nga shumica e popullit,ne vend qe populli ta detyroje te ike nga pushteti,eshte qeveria qe i jep popullit arratine jashte vendit,ne mase.
Keshtu edhe puna e mjekeve. Ne Kosoven qe ka vetem 10 vjet shtet dhe me buxhet sa gjysma e Shqiperise,mjeket te cilet marrin rreth 800 euro ne muaj dhe nga 100-120 euro per cdo sherbim 24 oresh do hidhen keto dite prape ne greve sepse pagat e tyre jane teper te uleta krahasuar me punen qe bejne.Ne Shqiperi mjeket qe marrin vetem 500-600 mije lek rroge dhe per tu perballur me urgjencat mes jetes dhe vdekjes ne sherbime 24 oreshe marrin vetem 40-50 mije leke kane zgjedhur te mesojne gjermanishten e te ikin ku te munden e nga te munden,e jo te organizohen e ti tundin dhembet ketij psikopati harbut dhe mafioz.