Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook mëngjesin e kësaj të shtune ka dhënë një lajm të mirë. Rama ka publikuar të gjithë projektet infrastrukturore që do të nisin ndërtimin këtë vit.
Mes projekteve janë, Rruga e Arbërit, Kardhiq-Delvinë, Bypass i Tepelenës , 5 LOT-et e Unazës së Madhe të Tiranës, Thumanë-Kashar, Orikum-Llogara, Milot-Blladren.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomise e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë🌹”-shkruan Rama krahas videos.