Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i përshëndesë shqiptarët me një kronikë, të realizuar nga RAI3, mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimin e mjekëve specialistë në Shqipëri.
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë😂) mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetëm ikjet😊) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë 🌹