Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet ditën e martë me homologun e tij grek Alexis Tsipras, raporton gazeta Kathimerini.
Takimi midis krerëve, ka synim finalizimin e marrëveshjeve mes shteteve për disa çështje ende të pa përfunduara.
Prej disa ditësh mediat raportojnë për një takim të mundshëm mes Ramës e Tsipras, sidomos pas qarkullimit të lajmit që u transmetua se është arritur marrëveshja për detin mes Bushatit dhe Kotzias./Mapo.al/