Një grua është dënuar me shtatë vite burg pasi i dha partnerit të saj 73-vjeçar një dozë vdekjeprurëse me pilula gjumi pasi nuk e përballonte dot vrullin e tij seksual. Më pas trupin ia hodhi në një kosh.
Ish-infermierja Silvia M., 62 vjeç, e la trupin e të dashurit të saj në kazan për thuajse tre javë. Një gjykatë në Strasburg tha se ajo e vrau aksidentalisht të dashurin Heinz P.
Por disa thonë se ajo duhej dënuar më shumë, pasi ia hodhi trupin në kosh. Kurse e akuzuara tha se ia dha pilulat pasi kërkonte që ai të flinte gjumë pasi i kërkonte vazhdimisht gjumë.
Ajo tha se lojërat seksuale të pensionistit ishin bërë të padurueshme. Sipas vendimit, ajo nuk e përllogariti sasinë e Viagras, alkoolit dhe pilulave që kishte marrë i moshuari.
Silvia tha se ngjarja ndodhi aksidentalisht. Ajo është me origjinë nga Berlini i Gjermanisë dhe në vendin e saj kërkohej për disa krime, mes tyre mashtrim.