Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli dy ditë pas protestës së të shtunës për të falenderuar të gjithë qytetarët që ishin në mitingun e asaj dite.
Basha tha se protesta ishte një manifestim qytetarie dhe kulture demokratike.
“Protesta konfirmoi hendekun e thellë midis një Shqipërie që digjet nga hallet e shumta dhe një qeverie që krihet.
Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk doli dot nga bunkeri i Enverit as pas mbarimit të protestës. Nuk dëgjoi çfarë i thamë.
Revoltën e një populli e pa si një sulm i armiqve të brendshëm. Nuk flet për reflektim, për zgjidhje, por i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës dhe vazhdim në rrugën e të keqes,” tha Basha.
“Në emër të shumicës së shqiptarëve që lufton për mbijetesë i kërkoj kryeministrit:
Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim.
Të heqë menjëherë TVSH e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë;
Të rishqyrtojë paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015 në konsultim me aktorët e rëndësishëm shoqërore, me sipërmarrjen, konsumatorët dhe shtresat në nevojë.
Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm.
Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal.
Të ndalë goditjen e paligjshme dhe selektive të pronave të shqiptarëve. Të mbajë premtimin për legalizim falas;
Të anullojë rritjen e tarifave të universiteteve dhe të mundësojë rikthimin në auditore pa kosto të të gjithë studentëve që u goditën nga pseudoreforma e arsimit të lartë;
Të ulë shpenzimet e shfrenuara qeveritare dhe t’i kalojë këto fonde tërësisht në mbështetje sociale dhe investime publike;
Të kthejë në detyrë Policinë e Shtetit. Vrasjet, vjedhjet, krimi dhe aksidentet po shtohen çdo ditë,” theksoi Basha.
“Reflekto ose largohu,” theksoi Basha.
Sipas tij, protestat nuk do ndalen.
UAAAAAA Lulash bythaci kercenon!!! ahaaaaaa Po prit o shurraq vrases se po te vjen dita e do te shohim te japesh kontribut atje ne qeli ne rritjen e kenaqesive te djemve ndaj teje bythace.