Nga Ervis Iljazaj
Prej shumë vitesh çështja e emigracionit dhe refugjatëve, ka qenë një nga temat më të diskutuara në shumicën e vendeve europiane, sidomos në ato kryesoret që preken direkt nga ky fenomen. Aq e madhe është bërë kjo çështje, saqë shumë nga partitë politike në vende të ndryshme kanë krijuar fatin e tyre polik rreth temës së emigracionit. Mjafton të përmendim rastin e fundit në zgjedhjet ne Itali, ku Lidhja e Veriut krijoi të gjithë fushatën elektorale mbi këtë temë duke deklaruar dorë të hekurt ndaj fenomenit të emigracionit.
Dhe, sapo erdhi në pushtet nuk “zhgënjeu”, nëpërmjet liderit të saj dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm Mateo Salvinit. Ky i fundit e zbatoi menjëherë sapo ju dha rasti premtimin e tij kryesor elektoral, atë të refuzimit të emigrantëve që mbërrijnë me shumicë në brigjet italiane, duke u akuzuar ndonjëherë edhe si fashist.
Megjithatë, rasti i Italisë, është vetëm njëri prej rasteve të politikës në vendet e ndryshme europiane, ku çështja e emigrantëve ka qenë përcaktuese në rezultatet zgjedhore.
Sepse, betejat politike sot në vendet europiane, nuk janë më midis të majtës dhe të djathtët, por midis nacionalistëve që kërkojnë të rikthejnë lavdinë e shkuar të vendeve të tyre, dhe të moderuarve, që vazhdojnë më vështirës të mbrojnë idenë e një Europe të Bashkuar me një treg të përbashkët dhe ekonomi të lirë. Është një frymë kjo e nacionalizmit ekonomik, që me siguri është e nxitur dhe nga politika e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet Donald Trump.
Çështja e refugjatëve, vazhdon të mbetet sot në Europë, një nga çështjet më të nxehta të politikës. Flitet se në Gjermani, Angela Merkel mund të rrezikojë postin e saj për këtë arsye.
Kështu që, refugjatët janë duke përcaktuar fatin polik të shumë qeverive.
Me sa duket, ky fenomen po transferohet dhe në Shqipëri. Edhe për politikën shqiptare, me të gjitha gjasat do të jetë përcaktues. Ditët e fundit flitet se Shqipëria është duke pranuar një numër të konsiderueshëm refugjatësh me qëllim që Europa të mbylli një sy përhapjen e negociatave. Më së shumti këtë gjë po e kërkon Gjermania, si një ndihmesë nga vendi ynë për t’u bërë ndalesë për refugjatët dhe për të ndërtuar këtu kampe.
Mirëpo këto janë të gjitha ide që deri më tani janë në nivel spekulimesh. Edhe nëse do të ishim të gatshëm ne për të pritur 600 mijë refugjatë, ashtu sikurse flitet, vetë Europa nuk do të na lejonte, sepse shumica prej tyre, për shkak të mungesës së kapacitetit të Shqipërisë për t’i mbajtur nën kontroll, do të gjendeshin shumë shpejt në vendet e tyre.
Kështu që, Shqipëria do të presë refugjatë me patjetër, pasi kalvari i tyre i gjatë do të kalojë edhe këtej nga ne, por kurrsesi në shifrat që flitet.
Nëse është një çështje marrëveshje apo shkëmbimi është një diskutim tjetër. Edhe nëse është kështu, nuk ka asnjë çudi në të gjithë këtë histori. Kjo është një kosto që duhet ta mbajmë. Jo vetëm për arsye pragmatiste, por edhe për arsye humaniste, aq më tepër nga një popull që është një popull emigrantësh.
Prandaj, të gjitha diskutimet që refuzojnë apriori ndalesën e refugjatëve në Shqipëri janë diskutime absurde. Ne nuk mund të bëjmë përjashtim, dhe t’i shpëtojmë çështjes së refugjatëve, që herët apo vonë do të mbërrinte dhe këtu.
Ervis,si gjithmone”sperme “tregohesh,duke qene (levizur) gjithmone,ne drejtim te kundert me rrymen,ciladoqofte,ajo.
Nje koment i dobet, pa nivel intelektual aq me teper ne kundershtim ne interesat e popullit..thjesht servilizem.
Or trangull, eshte komplet gje tjeter te jesh anetar i Bashkimit Evropian dhe njerezit t’i ushtrohen levizjes se lire, e totalisht negociata me kushte, merr ti kaq emigrante njehere, pastaj shohim e bejme.
Ne Itali ne kemi derguar emigrante per 28 vjet, te cilet jane afro 1 milione. e perseris per 28 vjet, c’ka do te thote qe pothuajse aq do vijne ne Shqiperi, nje vend qe ne diten me te mire, eshte si dita me naten, me diten me te keqe te Italise.
Shqiptaret nga halli kane derguar te aferm, femije, motra e vellezer, burra e gra ne emigracion. PSE? Per nje jete me te mire, se po t’i kishin mundesite ketu, do i ushtronin ketu.
Ku do t’i cosh ata siriane? Do i mbash ne kampe? Dakord! Per sa? 1 muaj. 2,3,6 apo 1 vit? Po pastaj? Do detyrohesh t’i integrosh ne shoqeri, me pune, shtepi, etj? Ku do e besh? Apo na mbyti puna ketu?
Jam plotesisht per te drejten humanitare. Ata njerez i shpetojne luftes, sigurisht qe te ndihmojme edhe ne, por ME SA TE MUNDEMI. Ama kur Italia mbyll portet, si dhe vende te tjera, c’do bejme ne? Te marrim me kuc e mac qe te shpetojme integrimin? Nuk e duam me keto kushte.
P.S, Ku e dhjeme me evolucionin, qe te beheshe ti analist???