Rentabiliteti i sistemit të drejtësisë duket se karënëdukshëm vitet e fundit teksa shihet se norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka pësuar rënie drastike më 2017 dhe rezulton tëjetë më e ulëta të paktën që nga viti 2013 që i takon raportimit të INSTAT, shkruan Monitor.
Në vitin 2017 vetëm 30.2 për qind e personave të dyshuar u gjetën më fajtore në vendimet e gjykatave, ndërsa 70 për qind e tyre dolën të pafajshëm nga gjykatat.
Shifrat tregojnë se postulati i drejtësisë “Më mirë 100 kriminelë në liri, se sa një i dënuar pafajshëm” është cenuar rëndë. Në të kundërt kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, duke mos çuar në dënim të dyshuarit.
Sipas INSTAT norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur në 46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti në vit për tëarritur në 30.2% më 2017.