Cristiano Ronaldo ka tradhtuar të dashurën e tij me një vajzë portugeze. Natacha Rodrigues ka thënë se futbollisti i famshëm i dërgonte mesazhe prej dy vitesh asaj, edhe pse ishte i lidhur me partneren e tij aktuale, Georgina Rodriguez shkruan “The Sun”.
Pasi shkoi me të, disa muaj pas lidhjes me Georginan, ylli i Real Madridit i shkroi një mesazh tjetër ku i thonte që gjithçka duhet të ishte sekrete.
“E dija që kishte të dashur, por u bëmë miq. Mes nesh kishte besim. Nata jonë bashkë ishte speciale. Por, më pas i thashë se do të shkoja në një “reality show” portugez dhe ai më tha që të mos shkoja.
Kur dola në televizor më bëri bllok. Tani mendoj se më ka përdorur vetëm për seks. Nuk pendohem që shkova me të, por ndihem e tradhtuar”,- ka deklaruar Natacha.
Futbollisti portugez ka tre fëmijë dhe pret të katërtin. Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, aktualisht është 8 muajshe shtatzënë.