Një dokumentar i ri hedh dritë më shumë në lidhje me një prej vrasësve serialë më të tmerrshëm në botë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”288″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Robert Pickton, një fermer derrash nga Kanadaja, vrau 49 femra në pronën e tij.
Trupin e tyre e përdorte për të bërë mish të grirë, të cilin më pas ua shiste klientëve, disa prej të cilëve ishin policë.
Ai u arrestua në shkurt të vitit 2002.
Tashmë 68 vjeç, ai mbetet në burg.
Në dokumentar, Pickton flet me një polic të fshehtë, i maskuar si i burgosur.
Pickton përshkruan se si qëllimi i tij ishte që të vriste 50 viktima, por u tregua pak i ngadaltë dhe e humbi objektivin për vetëm një femër.
Pasi e arrestuan në vitin 2002, policia zbuloi gjurmët e ADN-së të 26 femrave, shumica e të cilave prostituta, të cilat i merrte në lagjen e dritave të kuqe në Vankuver.
Teknikat e vrasjes ishin të ndryshme.
Në disa raste u injektonte antifrizë në trup, duke u thënë se ishte drogë.
Në raste të tjera i therte derisa të ndërronin jetë.
Në rrëfimin e tij, ai krejt i akullt e pranon se u bë i avashtë kohët e fundit.
Kur oficeri i maskuar i thotë se mënyra më e mirë për të hequr qafe trupat është që t’i hedhësh në oqean, ai thotë: “Unë e kisha më të mirë, i çoja në punishten e grirjes së mishit”.
“Në fund u bëra i avashtë. Më kapën, ia q…, u bëra i avashtë. Doja të bëja edhe një, doja të bëja 50”.