Partia demokratike reagoi sot në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër.
Përmes një deklaratë për mediat, deputeti demokrati Ervin Salianji, u shpreh se këto ngjarje dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.
Deputeti demokrat akuzoi policine se ka fshehur rrembimin e dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, në këtë qytet, ndërsa tregoi edhe komunikatën e policisë ku familjarët kanë denoncuar për rrëmbimin e tyre.
Salianji tha se, shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar, gjë për të cilën gatantoi se Partia Demokratike që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, si edhe shkëputjen e politikës nga krimi.
Deklarata e plotë e deputetit Salianji:
“Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.
Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor.
Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve
Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar.
Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.
Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve.
Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh.
Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista.
Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë.
Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.
Qytetaret po e shohin këtë çdo ditë, opozita po e fakton këtë çdo ditë.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar! Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çoje prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e familjeve dhe biznesit shqiptar”.
Po si mund te thuash qe policia fsheh ngjarjet o lumadh ku cdo gje pasqyrohet ne faqen e saj ne koh reale
Cdo dit po kapen kriminel qe kan bere krime dhe ky thot shteti eshte i lidhur me krimin pika qe si bie
Kta jane bere te gjithe nje fytyre si sali si salianji si basha tamam qytetar digital
Ore nuk eshte me policia e Lulit apo e Mulit o djaloshi qe fshiheshin ngjarje dhe vriheshin deshmitaret. Ke ngateruar epok