Vajza e Ema Andreas, Sara Kapo është një nga vajzat më të komentuara të showbizit për faktin që shpeshherë flet pa dorashka apo për fotot e saj të nxehta që tërheqin shumë vëmendjen.
Sara ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur pa doreza.
Gazetarja e ka pyetur se cila është ajo gjë që nuk e toleron dot te meshkujt dhe Sara ka rrëfyer:
“Mentalitetin shqiptar që kanë këtu mos u vish kështu se të shohin të tjerët, kam përshtypjen se çunat shqiptar duan të lidhen me mamatë e veta, duan atë vajzë që u thotë ku je ça po bën, ndërkohë unë përpiqem të krijoj një marrëdhënie shoqërore me partnerin”.