Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë pasi ka dalë nga seanca e jashtëzakonshme ku u votuan dekretet e Presidentit për ministrat. Ajo tha para gazetarëve teksa braktisën kuvendin, se opozita do të jetë ajo që do ti mbështesë më shumë se kurrë protestat dhe nuk do të jetë zjarrfikëse për ti shuar ato. “Ju kërkojmë të hapni ekranet. Suksese dhe ju gazetarët sepse lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi.
“Shumë shpejt do të mblidhemi dhe do kemi axhendën. nuk është çështje bojkoti se nuk ke çfarë të bojkotosh. Opozita është bashkë për ta rrëzuar kryeministrin. Do njiheni shumë shpejt jo vetëm me axhendën por dhe me grupet e strukturat. S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra studentë, familje, minatorë, naftëtarë. Opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse dhe të fikë më zjarrin e protestës por do të vihet në krye të protestave. Çdo njeri që i jep oksigjen këtij hajduti psikik është tradhtar”, shprehet Kryemadhi./Mapo.al/