Një seri grabitjesh kanë ndodhur përgjatë natës në Shëngjin.
Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane.
Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.
Ndërkohë, nuk dihet ende pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, Policia e Lezhës ngriti disa postblloqe, për të bërë të mundur edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen.