Ansi Agolli është dukur mjaft i emocionuar pasi ka mësuar se kundërshtari i Qarabak, në raundin e dytë të Champions League do të jetë një skuadër shqiptare, Kukësi. Për Agollin ky është një kthim në tokën shqiptare këtë herë si kundërshtar.
“Është shumë e pazakontë që unë të kthehem në Shqipëri për 10 vitesh dhe kjo do të jetë hera e parë që do jem si kundërshtar. Në letër jemi favorit por ndryshon gjithçka në fushë. Kjo është një sfidë mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat. Më kanë pyetur për Kukësin sepse ky ekip ka qenë një kundërshtar potencial për shumë vite dhe ne e respektojmë“.-tha Agolli për mediat azerbajxhanase.
Përballja e parë mes Kukësit dhe Qarabak do të luhet në “Loro Boriçi” më 24 korrik, ndërkohë që një javë më pas do të luhet takimi i kthimit.