SHBA/ 17 vite pas sulmeve, përkujtohen viktimat e “11 Shtatorit”

Kjo e martë shënon përvjetorin e 17 të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Për çdo amerikan, imazhet tronditëse, tmerri dhe trishtimi i asaj dite janë ende të gjalla.

Ceremoni përkujtimore do të mbahen në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë, me dy kullat e saj binjake në Nju Jork, por edhe në ndërtesën e Pentagonit në Uashington. Me mijëra vetë pritet të marrin pjesë në këto ceremoni.



Vet presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shanksville të Pensilvanisë, ku u përplas avioni i katërt i rrëmbyer nga terroristët.

Rreth 3.000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, pjesa më e madhe e të cilëve pas shembjes së dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, mbi të cilat u përplasën avionët e terroristëve.

Një tjetër avion u përplas mbi Pentagon, ndërsa i katërti, si pasojë e rezistencës heroike të pasagjerëve, u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, pas të cilave asgjë nuk ishte njësoj si më parë në SHBA, por edhe në botë.

Pas këtyre sulmeve, zemërimi u derdh mbi “Al Kaedën”. Shtetet e Bashkuara reaguan duke nisur luftën ndaj terrorit dhe pushtuan Afganistanin. Edhe pse fillimisht udhëheqësi i “Al Kaedës” mohoi përfshirjen, në vitin 2004 mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Pasi qëndroi në arrati për më shumë se një dekadë, Bin Laden u vra në Pakistan nga një skuadër speciale e marinsave amerikanë.

Ndërkohë, shumë vende të tjera forcuan ligjet antiterror pas 11 shtatorit dhe zgjeruan kompetencat e agjencive ligjzbatuese dhe atyre të zbulimit, me qëllim që të parandalonin sulme terroriste të mundshme.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252