SHBA punësoi mbi 1000 ish- nazistë

nazistetRegjistrime të reja hedhin dritë mbi ngjarjet e Luftës së Ftohtë.

Sipas tyre, SHBA-të punësuan më shumë se 1000 ish- nazistë për spiunim.



Shumë prej tyrë u stërvitën për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, ndërsa disa të tjerë shërbenin si ura komunikimi në Gjermaninë Lindore.

CIA dhe FBI injoruan krimet e mundshme të luftës duke punësuar këta persona.

Ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore sapo kishte mbaruar dhe ende njerëzit vuanin pasojat e saj, SHBA punësoi ish- ushtarë dhe oficerë gjermanë për aktivitete spiunimi.

Sipas New York Times, dokumentet e zbuluara së fundmi hedhin dritë mbi ngjarjet e Luftës së Ftohtë, ato ngjarje që pakkush i dinte.

“Agjencitë amerikane punësuan direkt ose indirekt ish- nazistë apo ushtarakë nga vendet e Europës Lindore, duke qenë në dijeni për krimet e luftës që ata kishin kryer”, tha Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas.

SHBA-të punësuan persona nga kategori të ndryshme, oficerë të thjeshtë deri të Adolf Eichmann, një kolonel nazist i cili ishte organizator i Holokaustit.

Në vitet ’50, Edgar Hoover, drejtor i FBI-së dhe Allen Dulles, shefi i CIA-s, menduan se ishte më e dobishme për Amerikën që t’i përdorte si spiunë këta persona se sa t’i burgoste.  Trajnimet e ushtarëve nazistë, që supozoheshin të sulmonin Rusinë, u bënë në Konektikat dhe Merilend.

Megjithatë rezultoi që shumë prej këtyre agjentëve nuk ishin efektivë, madje disa prej tyre vepronin si agjentë të dyfishtë. Një prej tyre ishte dhe Aleksandër Lileikis, i cili kishte ekzekutuar më shumë se 60 mijë hebrenj në një kamp në Lituani. Jo vetëm që SHBA nuk mori asnjë masë në lidhje me krimet e luftës që Lileikis kishte kryer, por ai punoi për 4 vjet rresht në Gjermaninë Lindore si një spiun i SHBA-ve duke u paguar me shumën e 1700 dollarëve në vit.

Pas 4 vjet shërbimesh ai u transferua në Amerikë, ku jetoi për më shumë se 40 vjet në mbrojtjen e CIA-s.

Një tjetër spiun i njohur ishte edhe ndihmësi i Adolf Eichmann, Otto Von Bolschwing.

Familja e tij u transferua në New York në vitin 1954 si shpërblim për shërbimet e tij pas lufte. Ai jetoi në SHBA deri në vitin 1981 kur u zbulua dhe u deportua në Gjermani, ku vdiq pas disa muajsh.

Djali i tij, sot 75 vjeçar, Gus Von Bolschwing tha për New York Times se SHBA-të nuk duhet t’a kishin pranuar atë.

“Im atë njihej për krimet e tij të luftës, ndaj nuk duhet që të pranohej në Amerikë. Kjo është kundër parimeve të SHBA, nuk duhej të kishte ndohur”, tha Gus Von Bolschwing.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252