Aziz Buhaduz, me autogolin që shkaktoi në minutën e 95-të, dënoi Marokun në një humbje të pamerituar dhe autokritika e tij në fund të takimit ka qenë shumë e rëndë:
“Ishte një ndeshje e vështirë për mua dhe për të gjithë kombëtaren tonë. E nisëm shumë mirë, por nuk e vazhduam ashtu siç e kishim përgatitur.
Fatkeqësisht, ky është futbolli dhe dua të kërkoj falje për autogolin tim. Jam një idiot! U kërkoj falje shokëve të ekipit dhe 35 milionë marokenëve”.