Një konflikt me armë zjarri për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve në Selitë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Shkaku duket se ka qenë vërtet banal.
Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi kamioni ku ishte pasagjer Mikel Shira, i kishte zënë rrugën dy të rinjve që po lëviznin me një mjet tip “Golf 4”.
Mësohet se autori i plagosjes, pasagjer në “Golf”, iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën dhe më pas ka hapur derën e kamionit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 18-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në këmbë. I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po bën krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.